Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka inspektuar punimet për rikonstruksionin e ambienteve në Varrezat e Sharrës. Duke theksuar se nga një zonë me baltë e e pluhur tashmë është kthyer në një ambient dinjitoz, ai nënvizoi se tashmë premtimi i dhënë është përmbushur
Erion Veliaj: ?Më vjen mirë që ende pa u mbyllur viti ynë i tretë, kemi përfunduar dy projekte shumë dinjitoze për qytetin tonë. Në varrezat e Sharrës janë eshtrat e 170 mijë qytetarëve. Ndonjëherë, në politikë apo edhe në skenën publike, i japim rëndësi atyre që bëjnë më shumë zhurmë, që bërtasin shumë, që çirren më shumë, dhe harrojmë se në fakt detyra e qytetit tonë është të kujdeset jo vetëm për të gjallët, por edhe për ata që kanë dhënë shumë kontribut dhe meritojnë po të njëjtin shërbim e respekt?
Ai shtoi se projekti ka realizuar ndërhyrjen e plotë
Erion Veliaj: ?Kemi sistemuar varrezat murale. Siç kemi vazhduar në Tufinë e në Sharrë do të vazhdojmë edhe në varrezat që gjenden në komunat që i janë bashkangjitur Tiranës dhe po mundohemi që ky mjedis të jetë sa më dinjitoz.
Kryebashkiaku theksoi se bashkë me projektin e rehabilitimit të varrezave është bërë edhe largimi i të gjitha ndërtimeve pa leje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tirane-varrezat-e-sharres-ndryshojne-pamje