Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Fëmijët e Sharrës pranë varreza vjanë dypunësuar. Ata kullosin gjënë e gjallë mbi barin e njom, njëkohësisht lajnë e lyejn varret. Në vend të librave këta fëmijë kanë zgjedhur një ambjent jo dhe aq gazmor për moshën e tyre. Ata bëjnë gjithë shërbimet në varreza, që nga ujitja e luleve e deri tek punimet më artistike. Ky lloj shërbimi nuk ka tarifa fikse, çdogjë varet nga dëshira e qytetarëve.
Sipas fëmijëve të varrezave, në ditë normale ata nxjerrin rreth 300 lekë, fitimi dyfishohet të shtunave e të dielave, ndërsa piku arrin për festat fetare, ku ata nxjerrin deri në një mijë lekë. Kështu këta fëmijë vazhdojnë të rriten të edukohen, të ushqehen, të punojnë e të fitojnë përmbi varre./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti