http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një avion rus me 65 pasagjerë në bord dhe 6 anëtarë të ekuipazhit është rrëzuar, pak minuta pasi është ngritur nga një aeroport i Moskës.
Sipas një burimi të shërbimeve të emergjencës,shanset për të mbijetuar janë thuajse zero.
Këto janë pamjet e para qe vijnë nga vendi i aksidentit tragjik. Ato tregojnë copat e mbetura nga përplasja fatale e avionit me token e mbuluar nga bora dhe akulli.
Aeroplani Saratov Airlines An-148 ishte nisur për në qytetin e Orsk, që ndodhet afër kufirit rus me Kazakistanin kur është zhdukur nga radarët.
Ministria e Emergjencave ruse thotë se po verifikon raportet për rrëzimin e avionit ndërkohë që forcat e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje.