Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria ka 10 ditë kohë afat për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në universitete, ndryshe akademikët do të nisin grevën duke bllokuar procesin mësimor.
kërcënimi i pedagogëve nuk lidhet vetëm më vonesat e pagave që për ta është konsideruar si denigrim moral dhe financiar por në tersi hendekun që krijon reforma e arsimit të lartë. Në mbledhjen e forumit për liri akademike me pedagogë të universitetit të Tiranës, u kërkua nisja menjëherë e negociatave me qeverinë për të parashtruar problemet si dhe shkarkimin e kryetarit dhe anëtarëve të bordit të administrimit që kanë sjell probleme në paga dhe vendimmarrje.
Mark Marku: Në qoftë se qeveria nuk përgjigjet, ne do të kalojmë në grevë. Ne nuk mund të lejojmë që universiteti publik të degradojë.
Sipas pedagogut Agron Gjekmarkaj një situatë të tillë universitete nuk e kanë parë kurrë
Gjekmarkaj: Kemi një bllokim total të universitetit. Funksionon sikur jemi në Parlament mazhorancë-opozitës. Universiteti ka dinamikë të vetëm.
Bordi i administrimit të universitete ka rol kyç për institucionin e arsimit të lartë. ai përbëhet nga 7 anëtarë' përfaqësues të universiteteve dhe nga ministria e arsimit dhe ka për qëllim të mbikëqyrë dhe kontrollon veprimtaritë të universiteteve në aspektet administrative, financiare dhe ekonomike, si dhe në ushtrimin e mbrojtjen e të drejtave të pronësisë publike. Po bllokimi i pagave nga bordi i administrimit është çështje teknike, juridike apo edhe politike?
Gjekmarkaj: Është brenda politika që nëpërmjet ligjit ka futur komisarët e vet. Këta komisarë politikë e kanë gjetur mbështetjen tek kasta dhe ish-kasta që e ka dominuar universitetin në 20 vite që e ka trajtuar universitetin si çiflig.
Ish- dekani i fakultetit Juridik Altin Shegani thotë se e gjithë reforma në fakt e arsimit të lartë duhet të rishikohet pasi situata është e tillë për shkak të problemeve që ajo ka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kercenimi-pedagoget-greve-nese-nuk-zgjidhet-kaosi-ne-universitete