Eduard Prodani: S'ka mbaruar akoma beteja ligjore për zgjedhjet në FSHF

Report TV 2018-05-11

Views 1

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë përfunduar për Armand Dukën, por beteja ligjore duket se do të vazhdojë. Këtë e thotë edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i institucionit të Futbollit, Eduard Prodani, i cili në një intervistë ekskluzive për ?Shqiptarja.com?, tregon pse fitoi Duka dhe hapat e mëtejshëm për të shpallur të pavlefshëm Asamblenë Zgjedhore.
Zgjedhjet e FSHF-së përfunduan. Çmendim keni për rezultatin? Fitoi Duka apo humbi Fino?
Zgjedhjet në FSHF përfunduan formalisht, por janë të tëra rrethanat që perdja që ra në datën 7 shkurt të jetë vetëm akti i parë i një shfaqje më të madhe. E them këtë sepse me vullnetin e duhur, palët konkurruese mund të ankimojnë rezultatin dhe aspekte të tjera të zhvillimit të asaj Asambleje jo vetëm pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, por edhe në ato të drejtësisë sportive ndërkombëtare. Ajo Asamble u organizua dhe zhvilloi punimet në kundërshtim jo vetëm me dispozitat të legjislacionit të Shqipërisë, por edhe në dhunim të parimeve të rëndësishme mbi të cilat rregullohet dhe funksionon sot futbolli botëror. Jam i sigurtë që padi të mundshme në lidhje me to mund të sjellin zhvillime interesante në këtë çështje. Nga ana tjetër, rezultati formal me 14 vota në favor të presidentit në detyrë tregoi thjesht që ai nuk pati shumicë në atë Asamble.

Share This Video


Download

  
Report form