Ka një falsifikim të jashtëzakonshëm. Është tentuar që këto ditë të krijohen disa shoqata. Është një vjedhje e madhe, janë disa shoqata kontrabandiste? deklaroi Fation Shehu.
Ndërsa ish-sekretari i FSHF-së, Eduart Prodani ka sqaruar krijimin e shoqatave rajonale të futbollit, të cilat kanë të drejtë vote në zgjedhjet për presidentin e FSHF, por që u zbulua se nuk janë regjistruar në gjykatë. Për Eduart Prodanin këto shoqata nuk duhet të votojnë në zgjedhjet e 7 shkurtit nëse nuk kanë vendim gjykate, pasi një gjë e tillë do të cenonte procesin. ?Ato duhet të jenë në rregull, por unë dorën në zjarr nuk e vendos. Një shoqatë për të qenë në rregull duhet që të zhvillojnë mbledhjet e Asamblesë, organet drejtuese dhe t?i dërgojnë në gjykatë. Federata duhet të verifikojnë këto shoqata.
Shoqatat janë krijuar në 2011 ose 2012 dhe qëllimi ishte të ndihmonin në zhvillimin e futbollit dhe të shërbenin si ura lidhëse me klubet e reja që krijoheshin dhe kampionateve që zhvilloheshin. Se deri atëherë që të merrje pjesë ne kampionat duhet të ishte regjistruar në federatë, që kalonte në disa procedura, ndërkohë krijoheshin klube të reja që donin të merrnin pjesë në kampionate dhe ne gjetëm një zgjidhje.
U konsultuam me UEFA-n dhe vendosëm që të merrje pjesë në kampionate duhet që të regjistroheshe në federatë ose në shoqatën rajonale. Shoqatat janë krijuar sipas statutit. Anomalia e parë është se ata duhet të ishin 12 dhe jo 8, por për arsye financiare. Ndërsa të drejtën e votës ua jep statuti. Këto shoqata nuk duhet që të lejohen që të votojnë.? deklaroi ai.