KLP e KLGJ me anetare me dosje

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Kanë pasur të shkuar si bashkëpunëtore të sigurimit të shtetit, por përsëri tentojnë të përfshihen në kupolën e drejtësisë. Bëhet fjalë për kandidatët për anëtarë në institucionet e reja të drejtësisë. Nga 835, mbi 10 prej tyre kanë rezultuar spiunë pas hapjes së dosjeve.

A ke rezultuar që disa të kenë qenë bashkëpunëtorë?

Skënder Vrioni, autoriteti i dosjeve :Le të themi se 3 deri në 5 % kanë qenë.

Edhe nga kandidatët për Këshillat e Lartë Gjyqësorë dhe Prokurorisë, hapja e dosjeve ka nxjerrë se, 4 prej tyre figuronin si bashkëpunëtorë dhe 2 të tjerë si të përfshirë në gjyqe politike. Dokumentat iu përcollën Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, por sipas PD-së dy prej tyre arritën të bëhen finalistë.

"Ka verifikuar 64 figura të tilla të cilat kanë kaluar filtrimin nga ana e autoritetit, ku mund të themi se nmë masën 3 deri në 5 % ka patur figura me problematika. Jo vetëm si bashkëpunëtorë të sigurimit, por dhe gjyqtarë dhe prokurorë në procese politike të posaçme".

Shpërndarja e informacionit në disa arkiva si dhe zhdukja e një pjesë të tij, krijon vështirësi për Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Mariglen Kasmi, anëtar i kësaj strukture pranon se dikush edhe mund t?u shpëtojë filtrave.

Share This Video


Download

  
Report form