Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debati për teatrin i ka gjetur aktorët e ndarë. Artistët janë shprehur për Ora News se Ministria e Kulturës është përpjekur për të përçarë artistët.
Aktorët janë shprehur të zhgënjyer për mënyrën se si Ministria e Kulturës u përpoq që të përçante komunitetin artisitik.
Ndërsa prisnin në takim ministren Kumbaro, ata kanë parë se një pjesë tashmë ishte ulur në tryezë me të.
Altin Basha: Është shumë i shëmtuar gjesti i Ministrisë së Kulturës për të bërë diversion në komunitet.
Gentian Zenelaj: Janë këto grupet që kur flet ky politikani, janë 4-5 që i tundin me kokë mbrapa politikanit.
Ervin Bejleri: Duke vajtur në emrin e sindikatës atje kanë shkelur parimet bazë mbi të cilat kanë firmosur. Mos të flasim pastaj për etikën morale kundrejt komunitetit, që ne jemi mbledhur këtu dhe e prisnim Ministren këtu.
Rreth 200 artistë nga komuniteti i skenës, përshi Cirkun dhe Teatrin e Kukullave, pas diskutimeve të ditës për të mbrojtur me çdo kusht godinën nga ndonjë projekt abuziv, ranë dakord që Kastriot Çipi dhe Ema Andrea t'i bashkohen tryezës së Ministrisë së Kulturës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/aktoret-kunder-aktoreve-kritika-ndaj-atyre-qe-ulen-dialog-me-kumbaron