Ora News - Meta për Demarkacionin: Prej sot, Kosova me të ardhme të të fortë europiane

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arritja e akordit për Demarkacionit mes Presidentëve Thaçi dhe Vujanoviç dominoi të gjitha fjalimin e kreut të Shtetit Ilir Meta gjatë pritjes që Ambasada e Kosovës në Tiranë mbajti në vigjilje të 10 vjetorit të pavarësisë.

Duke e cilësuar një progres të jashtëzakonshëm, Meta tha se zgjidhja e kësaj çështje do ta përshpejtojë perspektivën europiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj.

Ilir Meta: Sot festojmë 10 vjetorin e shtetit të Kosovës, shtetit më të ri të Europës, të një shteti që ka bërë një progres të jashtëzakonshëm në këto 10 vite dhe të një shteti që ka padyshim një të ardhmem akoma më të fortë europiane pas mëngjesit të sotëm dhe deklaratës së presidentit Thaçi dhe atij të Malit të Zi Vujanoviç për zgjidhjen e çështjes së Demarkacionit e cila do ta përshpejtojë përspektivën europiane të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët e saj. Kemi shumë arsye për të festuar, për të gëzuar për këtë sukses të jashtëzakonshëm, për këtë arritje të madhe të popullit të Kosovës dhe të shtetit të Kosovës që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor stabiliteti në rajon.

Meta nuk harroi të ndajë mirënjohjen edhe për projektuesin e pavarësisë së shtetit të Kosovës, dëshmorëve që dhanë gjakun për lirinë e saj por dhe miqtë ndërkombëtarë me në krye SHBA, që mbajnë firmën e zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit më të ri në Europë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-demarkacionin-prej-sot-kosova-me-te-ardhme-te-te-forte-europiane

Share This Video


Download

  
Report form