Gjyqtari i Kavajës, Luan Lusha që ka pranuar kërkesë e prokurorisë së rrethit për caktimin e masës së sigurisë ndaj 10 personave, mes tyre dhe biznesmenit Idlir Karkini, rezulton të jetë vetë një nga personat që administron sipërfaqe tokësore në plazhin e Spillesë.
Një burim i tha gazetës ?Shqiptarja.com? se Lusha, dyshohet të ketë blerë një sipërfaqe toke në plazhin e Spillesë, nga persona të tjerë që kishin përfituar tokë nëpërmjet skemave të paligjshme. Kjo sipërfaqe toke, është blerë nga gjyqtari Luan Lusha dhe më pas, ky gjyqtar ka ndërtuar një bar-kafe-restorant. Gjithmonë sipas burimeve 2500 m2 fillimisht është përfituar nga Hekuran Kaja.
Më pas kjo pasuri ka pasur këtë historik tek Muharrem Kollcaku, Vesel Beu e më pas tek Mynyr Beu dhe Mynyr Beu, Agim Beu e duke vazhduar tek Manushaqe Gjoci. I fundi i përfituesve rezulton të jetë gjyqtari i gjykatës së Kavajës Luan Lusha.