TIRANE-Prokurori i Antimafias italiane Federico Cafiero De Raho ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Kryeprokuroren Arta Marku. Në qendër të takimit të Federico Cafiero De Raho ka qenë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë për të goditur grupet kriminale. Prokurori i Antimafias italiane theksoi se për Italinë vijon që të jetë shqetësim trafiku i kanabisit nga Shqipëria, por edhe i kokainës, ndërsa shtoi se grupet kriminale shqiptare dhe italiane kanë krijuar aleancë në Itali.
?Kriminaliteti shqiptar ndërhyn me administrimin e trafikut të drogave të lehta dhe me trafikun e armëve. Dhe së fundmi edhe me administrimin e trafikut të kokainës. Së fundmi po merret edhe me këtë sektor të ri. Hetimet që po zhvillohen në Itali janë tepër të mëdha, kriminaliteti shqiptar nuk është vetëm i pranishëm në brigjet e Jonit, si në Kalabri dhe në ato të Adriatikut, në Pulja, por edhe në rajonet qendrore dhe së fundmi është i pranishme edhe në rajonet e Italisë së Veriut.
Edhe informacioni që na u dha për largimin e plot 200 punonjësve të policisë për dyshimin e punës së tyre, tregon se ka vetëdije dhe seriozitet ne qëllime lidhur me pastrimin që duhet bërë në sektorin e policisë, si në sektorë të tjerë. Ky është një tipar dallues i strukturave mafioze. Mafia që Itali ka qenë e fortë, sepse kishte arritur të përfshinte në radhët e saj, njerëz të policisë, të ekonomisë, të politikës. Duke u mbështetur te këto shtylla, mafia u forcua.