TIRANË- Një atentat ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e ish-Bllokut, pranë vilës nr.31. Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Burime për 'Report Tv' dhe 'Shqiptarja.com' bëjnë më dije se të plagosurit janë Ervis Martini dhe Redi Popesku, gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka filluar punën për kapjen edhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e ?Bllokut? në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.