Ora News - Shtatë gjykata lejuan 56 vajza të martohen në moshë të mitur

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Martesat nën moshën 18 vjec, kur ende partnerët konsiderohen të mitur vijon të mbetet një fenomen shqetësues në vendin tonë. Studimi i observatorit të të drejtave të fëmijëve tregon se gjykatat lejuan 56 martesa nën moshë; për shkaqe që lidhen kryesisht me shtatzëni. Mosha më e ulët e kurorëzimi është e në vajze 14 vjece, ndërsa ekspertët kërkojnë rishikimin e ligjit.

7 gjykata në nivel kombëtare lejuan 56 martesa nënmoshë, pra vajza nuk kishte mbushur ende moshën 18 vjece, ndërsa janë refuzuar vetëm 11 kërkesa. Studimi i observatorit për të drejtat e fëmijëve i referohet monitorimit të kërkesave dhe vendimmarrjes së gjykatave në 6 vite. Shqetësim është se në pjesën më dërrmuese, kërkesa për martesë bëhet nga prindërit e vajzave të mitura.

Arta Mandro: Për gjykata, kërkesën e bëjnë prindërit e të miturës. Legjitimi aktiv duhet të jetë i të miturës, në kuptimin që një e mitur që i drejtohet gjykatës për të lidhur martesën, po lidh martesën e vet, nuk po e lidhin prindërit.

Pedagogia e shkollës Magjistraturës Arta Mandro tha se një ndër arsye e kërkesat për martesë nën moshë është shtatzënia, ose bashkimet familjare kur njëri nga partnerët jeton jashtë Shqipërisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shtate-gjykata-lejuan-56-vajza-te-martohen-ne-moshe-te-mitur

Share This Video


Download

  
Report form