http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një pikë e këmbimit valutor në Fier ra pre e grabitjes mesditën e kësaj të premteje në qendër të qytetit rreth orës 10:55.
Tre grabitësit pasi u futen brenda në pikën e këmbimit u përleshen me pronarin. Njëri nga autorët qëlloi me armë zjarri duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit Gëzim Hoxha 64-vjeç dhe Agur Venozi 53-vjeç. Dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas plagosjes autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Por arratia e tyre zgjati pak minuta. Fillimisht u kap Denis Fyraj nga Vlora. 31-vjeçari braktisi makinën duke u hedhur në lumë, por nuk i shpëtoi dot uniformave blu.
Një orë pas arrestimit të parë, policia vuri më pranga edhe dy autorët e tjerë, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali. Ndërkohë u sekuestrua edhe çanta me para.
Ndërkohe edhe shtëpia e një kambisti në Delvinë u grabit mbrëmjen e së enjtes. Sipas policisë hajdutë të maskuar hynë në banesën e 70-vjeçarit Muslim Osmani, të cilin e dhunuan dhe më pas i morën një shume të konsiderueshme parash.
Ne momentin që ndodhi grabitja 70 vjecari ishte ne shtëpi bashke me vajzën. Kjo e fundit sapo pikasi grabitësit u hodh nga dritarja për t?i shpëtuar. Te dy ndodhen aktualisht jashtë rrezikut per jetën ne spitalin e Sarandës.