Basha: Rendi e siguria nen kercenimin e krimit dhe droges

RTV KLAN 2018-05-11

Views 0

Grabitjet e dy ditëve të fundit në Tiranë, Fier e Delvinë për kreun e demokratëve janë dëshmi e kërcënimit të rendit dhe sigurisë në vend. Duke u ndalur tek rasti i 54-vjeçarit Agur Vrenozi, i cili humbi jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë gjatë grabitjes së një pike këmbimi valutor në Fier, Basha tha se jeta dhe prona e shqiptarëve është nën kërcënimin e krimit dhe drogës.

"Ky qytetar tentoi të mbronte vetë pronën dhe biznesin, të lëna në mëshirën e krimit, pa mbrojtje. Sot në Shqipëri jeta dhe prona janë nën kërcënimin e përditshëm të krimit dhe të drogës. Vetëm dje kanë ndodhur 4 grabitje me armë. Në Shqipëri ka vetëm një realitet: drogë dhe krim. Nën dhunën e tyre askush nuk është i sigurt".

Kryeministrin e akuzoi si të vetmin përgjegjës për situatën që po kalon vendi duke e etiketuar si mbrojtës të krimit e drogës. Rasti i 613 kg kokainë në Durrës, sipas kreut të demokratëve, janë dëshmi e mbështetjes politike për organizatat kriminale, që ai thotë se paratë e pista po i investojnë në ekonominë shqiptare.

"Në vend të investimeve të huaja, kemi kokainën e huaj. Paraja e drogës dhe e krimit po futet në ekonomi. Bumi i ndërtimeve pa asnjë logjikë ekonomike në Tiranë; bankat me pronarë offshore që po blejnë bankat e tjera; projekti i famshëm PPP-1 mld dollarë janë të kapura apo të financuara nga paraja e zezë e krimit dhe e drogës. Për sa kohë Edi Rama është në pushtet do të kapen vetëm shoferë dhe punëtorë krahu, por jo kokat e krimit. Ai që qeveris me krimin, nuk mund ta luftojë atë".

Basha e akuzoi Kryeministrin Rama se po financon miliona euro për propagandë brenda dhe jashtë Shqipërisë për të treguar përpjekjen e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form