Report TV - Dokumenti/ Shqipëria 10 vite pa kufirin detar me Greqinë, u shfuqizua nga PD

Report TV 2018-05-11

Views 0

Polemikat nëse duhet apo autorizuar nisja e negociatave me Greqinë për rivendosjen e kufirit detar, kanë përfshirë prej disa javësh politikën shqiptare. Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë ka nisur të artikulohet nga autoritetet e Brukselit edhe si një kusht shtesë për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE. Një marrëveshje e re me Greqinë bëhet edhe më e domosdoshme dhe emergjente nga fakti se Shqipëria prej 10 vitesh nuk ka kufij shtetëror. Për t?i hapur rrugë paktit të 2009 me Greqinë, qeveria ?Berisha? dhe Parlamenti i dominuar nga Partia Demokratike, më 24 janar të vitit 2008, shfuqizoi ligjin nr. 8771 datë 19.4.2001 për kufirin shtetëror të Shqipërisë, duke rrëzuar kufijtë detar me Greqinë dhe Malin e Zi.

Share This Video


Download

  
Report form