Report TV - Frikë nga refugjatët, Shqipëria 'blindon' kufirin jeshil me Greqinë, nga Arsen Rusta

Report TV 2016-03-27

Views 1

Frika e mbërritjes së ?dallgës? të refugjatëve sirianë nga Greqia në Shqipëri, ka sjellë reagimin e strukturave policore, të cilat kanë blinduar 5 pika doganore në jug të vendit. Bëhet fjalë për rreth 450 efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që janë dislokuar në pikat doganore të ?Qafë-Thanës?, ?Kapshticës?, ?Tre Urat?, ?Kakavijës? dhe ?Qafë-Botës?, të cilët janë në gatishmëri dhe mbikëqyrin situatën në kufi.

Vendet e Evropës Qendrore, duke filluar nga Hungaria dhe Austria, kanë mbyllur kufijtë e tyre me tela me gjemba dhe një gjë të tillë ka nisur ta bëjë Greqia. Edhe Maqedonia ka vendosur t?u ndalojë hyrjen refugjatëve në territorin e saj. Mijëra emigrantë që arratisen nga Siria tashmë prej disa javësh janë grumbulluar në kufirin mes Maqedonisë e Greqisë, pranë qytetit Idomeni.

Në këtë kamp tensioni rritet nga dita në ditë dhe autoritetet shqiptare kanë frikë se, duke mos gjetur rrugë tjetër shpëtimi, emigrantët do të hapin një korridor të ri në Ballkan për të arritur në Evropë, që kalon përmes Shqipërisë.

Policia shqiptare ndërkohë e di shumë mirë që, në rast se ky "lumë" njerëzish do të vijë me të vërtetë në vendin tonë, vështirë se një gjë të tillë do ta bëjë nëpërmjet pikave zyrtare të kalimit të kufirit.

Ne fakt, këtu situata është krejt e qetë dhe nuk ka asnjë lloj alarmi.

Por pika me të vërtetë e dobët e kufirit tonë në fakt është i ashtuquajturi ?kufiri jeshil?, një rrip dhjetëra kilometra i gjatë që shtrihet nëpër pyje, kodra dhe male përgjatë kufirit me Greqinë. Në rast se emigrantët që ikin nga Greqia do të mbërrijnë në Shqipëri, ata duhet të kalojnë këtej.

Report TV ka vendosur të vizitojë kufirin jeshil pas Policisë Kufitare, e cila kontrollon pa ndërprerje këtë zonë të padukshme të kufirit

A janë instruktuar rojet tona kufitare për një situatë fluksi të refugjatëve dhe si trajtohen të ndaluarit në kufi?
Por a janë refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm i vetmi fokus i policisë kufitare në këtë zonë?
Kufiri i gjelbër ka jetë paçka errësirës, nuk mungojnë stanet e barinjve të cilët për policinë janë një pikë kontakti për të parandaluar aktivitetet kriminale.
Si orientohen refugjatët drejt kufirit Shqiptarë dhe si ata mësojnë këtë rrugë që vështirë të njihet dhe nga vendasit?

Share This Video


Download

  
Report form