http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këta janë tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i vrare shefi i shërbimit pyjor si dhe u plagos pronari i biznesit.
Lulëzim Demiraj personi që qëlloi me armë ditën e grabitjes shfaqi pendese. Përpara trupit gjykues ai kërkoi falje.
Tre autoret dolën përpara togave te zeza për masën e sigurisë. Për Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali Gjykata caktoi masën arrest me burg. Ata akuzohen për vjedhje me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në qendër të qytetit të Fierit, ku tre grabitësit pasi u futen brenda në pikën e këmbimit valutor u përleshen me pronarin Gëzim Hoxha dhe qëlluan ndaj tij duke e lënë te plagosur. Agur Vrenozi tentoi te ndalonte autoret por mbeti i plagosur rende dhe ndërroi jetë një ditë pas në spitalin e traumës në Tiranës.
Menjëherë pas ngjarjes autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë. Policia mundi ti arrestonte të tre grabitësit pak orë pasi kishin kryer krimin.
Ndërkohë presidenti i Republikës nderoi shefin e shërbimit pyjor te Fierit Agur Vrenozi me ?Dekoratën e Artë te Shqiponjës?.