Pas disa orë reshje intensive shiu, rrugët kryesore të qytetit të Durrësit janë përmbytur. Pasditja e kësaj të marte ka qenë problematike për disa prej rrugicave të qytetit të cilat ndodhen nën pushtetin e ujit.
Probleme ka pasur në lagjet nr. 1, 4, 9, 13 dhe 18. Përmbytjet në rrugë kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.