Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Shfaqja ?Çifti i çuditshëm? me regji të Inis Gjonit bëri bashkë një kast aktorësh shqiptarë. Ndër ta edhe mbesa e regjisores, aktorja Annais Lika e cila në shfaqje kishte partner Gentian Zenelajn.
Lika ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan nga ku rrëfeu detaje lidhur me shfaqjen ndërkohë që i kërkoi falje publikisht Zenelajt për të cilin tha se i kishte ?nxirë? krahun duke e goditur gjatë shfaqjeve.
Pas deklarateve të saj në ekran është shfaqur një videomesazh surprizë nga aktori Gentian Zenelaj, i cili me humor tha se kur fillonte skena kur duhet të luante me Annën i mbusheshin sytë me lot.
?Më kanë detyruar të them disa fjalë të mira për ty, por natyrisht pranova vetëm, pasi më dhanë shumë para. Annais ti je një vajzë shumë e talentuar, kjo ishte pa para, je një vajzë me shumë energji, edhe kjo ishte pa para, je shumë simpatike dhe me flokët e kuqe dukesh shumë bukur. Të luaja me ty në shfaqjen ?Çifti i çuditshëm? ishte një gjë shumë e bukur, jemi argëtuar shumë dhe kemi patur prova intensive. Por siç ta kam thënë edhe gjatë shfaqjeve ke një dorë të tmerrshme, kur të godet ti është shumë afër me kamxhikun. Skenat kur ti më godisje kanë qenë të tmerrshme, sapo fillonte skena me ty vetvetiu më mbusheshin sytë me lot. Bëj shaka, unë të kam shumë xhan dhe uroj të takohemi në një projekt tjetër?, tha aktori.
Ajo ka spikatur kohët e fundit për humorin dhe lirshmërinë e saj.
Annais Lika, ose siç e njohin të gjithë Anna Lika është një aktore e re, e cila fillimet e saj i ka patur si balerinë, por me pas ajo zgjodhi të studionte për aktrim në Universtetin e Arteve.
Ajo ishte sot në studion e ?Rudina? në Tv Klan ku foli për përvojat që ajo ka patur dhe për ndikimin e tezeve të saj të njohura, Inis dhe Ingrid Gjoni në jetën e saj.
Gjatë emisionit Annais po ashtu pranoi edhe ndërhyrjet që ka bërë në fytyrë.
?Unë kam bërë operacion hundën dhe rimodelim të buzëve. Kur i kam bërë kam qenë 18 vjeç. Nuk ndihesha komode me veten time dhe i bëra, nuk mendoj se jam ekzagjeruar sepse njerëzit që nuk e dinë nuk mi vënë në dukje. Unë ngaqë jam tip që flas pa dorashka nuk e kam problem të them që i kam bërë se fundja mua njerëzit deri në 18 vjeç më kanë parë si isha dhe nuk është se dola nga hiçi dhe u bëra super yll. Normalisht kam bërë diçka që nuk ia këshilloj njerëzve ta bëjnë, por nëse ke një problem dhe kjo gjë të bën të ndihesh më mirë pse jo?, tha Anna.