Ora News - Nënë pas hekurave, e dënuar 10 vjet përqafon djalin e strehuar në jetimore

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në institucionin e vuajtjes së dënimit 325, bashkëjetojnë 100 gra që vuajën dënimin nga vepra penale vrasje, tentativë vrasje, mashtrim apo trafikim i lëndëve narkotike. Mes historive të shumta është ajo e një të dentareje me 10 vjet e 8 muaj që takon djalin e saj, si dhe historia e një gruaje 60 vjecare nga durrësi e dënuar 3 vite e 4 muaj për shkak se në shtëpinë e saj policia ka gjetur lëndë narkotike.

E privuar nga liria për 10 vjet e 8 muaj, e dënuara A.L ju gëzua në ditën e 8 marsit përqafimin e të birit, që jeton në shtëpinë e fëmijës

"Fëmija e shtëpisë dhe rri tek Zyber Hallulli"

60 vjecarja Erfane Dyrmishi është dënuar për lëndë narkotike me 3 vite e 4 muaj. Shprehet e indinjuar për dënimin që e quan të pa drejtë , vetëm se u dha ambjente me qira një djali dhe nënës së tij që sipas saj grumbullonin lëndë narkotike

"Më kishte futur në një kovë që kisha ca pula nja 2 kg, e kisha lënë shtëpinë në dispozicion të qeraxhiut dhe e respektoja si djalin tim dhe nuk ma priste mendja të arrija deri këtu. Unë sot e bëj dënimin padrejtësisht, pa prova"

Ripahjen e hetimeve për të nxjerrë të vërtetën e sheh si mundësinë e vetmë për të vërtetuar pafajësinë.

"I bëj thirrje shtetit, kryetarit të Parlamentit, Presidentit, kryeministrit që për gratë që janë padrejtësisht në burg tu japin një amnisti"

Në insitucionin e dënimit 325 bashkëjetojnë 100 histori të ndryshme, vepra penale të lindura nga dhuna, vrasja, mashtrimi dhe trafik i lëndëve narkotike. shumica e ndodhive thuajse kanë të njëjtin shkaktar, dhunën e bashkëshortit, të cilin e kanë vrarë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nene-pas-hekurave-e-denuar-10-vjet-perqafon-djalin-e-strehuar-ne-jetimore

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS