http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prej kësaj te premteje, grupi i punës mirëpret çdo propozim per ndryshimin e statutit te Partisë Demokratike si pika e nisjes per bashkimin e forcës politike me te madhe te opozitës. Numri dy i PD Arben Ristani, i cili është pjese e këtij grupi sqaron si do te punohet se bashku me kritiket.
Ne kryesi ka pasur dy linja mendimi ne lidhje me detyrat qe duhet te kryeje kuvendi kombëtar i cili do te mblidhet ne fund te muajit prill.
Nje linje është qe ky kuvend te miratoje vetëm ndryshimet ne statut dhe me pas te vazhdohet me zgjedhjet ne dege, te mblidhet kuvendi i ri e me pas te zgjidhen strukturat drejtuese. Ristani mendon ndryshe, duke këmbëngulur se kuvendi duhet te jete edhe zgjedhor.
Asnjëherë nuk ka ndodhur ne Partine Demokratike qe strukturat qe do te drejtojnë PD per 4 vjet te zgjidhen nga nje forum qe e ka jetegjatesine deri ne shtator, por Ristani gjykon se ky kuvend ta te gjithë te drejten te marre vendime.
Megjithatë vendimi final per axhenden e kuvendit kombëtar te PD do te merret ne mbledhjen e kryesisë e me pas te Këshillit Kombëtar; struktura qe do te miratojnë edhe ndryshimet ne statut.