Report TV - Prononcimi i parë i Ramës për lobimin e PD

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me liderin demokrat Lulzim Basha në rrjetin social Facebook pas investigimit të gazetës amerikane ?Mother Jones? që zbuloi se pas lobimit për Partinë Demokratike në SHBA deri te Presidenti Donald Trump qëndron Rusia. Kryeministri Edi Rama reagoi për herë të parë duke deklaruar se kjo histori s?mund të mbyllet pa u zbardhur deri në fund.

Ai thekson se duhet të zbardhet nëse ka apo jo, interferenca malinje forcash të huaja për ta përdorur opozitën shqiptare në funksion të cënimit të imazhit të Shqipërisë. E ndërsa akuzon se e gjitha është mishmash fundekrye korruptiv xhepash të errët, Rama shton se Shqipëria nuk mund të merret dot peng nga askush dhe shqiptarët pa dallim partie, nuk e meritojnë këtë mishmash papërgjegjshmërie politike, ligjore dhe kombëtare.

Share This Video


Download

  
Report form