Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është përfshirë nga debate në lidhje me një hetim që kërkoi numri dy i këtij institucioni në lidhje me kontratën e lobimit të PD. Denar Biba kërkoi hetim të thellë, ndërsa më vonë institucioni i KQZ iu kërkoi partive të deklarojnë burimet e financimit deri në 31 mars ndryshe do përballen me gjoba.
Debati për kontratat e lobimit të PD përfshiu edhe mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ishte numri dy i KQZ-së, Denar Biba, ai që i bëri apel KQZ-së të thellojë hetimin për këtë çështje.
Por kreu i KQZ-së, Klement Zguri tha se Denar Biba kishte kërkuar vetëm gjobë ndaj Partisë Demokratike dhe jo hetim të mëtejshëm.
Biba: Komisioni duhet vërtet të thellohet në lidhje me këtë, në fund të fundit kjo është detyra, funksioni.
Zguri: Ju atëherë propozuat 30% gjobë, ka qenë propozimi juaj.
Biba: Po, propozova që penaliteti ndaj asaj partie të ishte shumë herë më i rëndë nga çfarë u vendos nga Komisioni, nuk u mor parasysh propozimi im.
Por pas mbledhjes institucioni i KQZ iu kujtoi partive politike datën 31 mars që është afati i fundit për të dorëzuar raportet vjetore financiare të 2017, duke paralajmëruar gjoba në rast se afati tejkalohet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debati-lobimin-e-pd-biba-te-hetohet-zguri-atehere-propozove-gjobe