Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Opozita mbetet e vendosur për të thirrur sërish në seancë dëgjimore Ministrinë e Kulturës lidhur me projektin e ri të Teatrit Kombëtar.
Deputeti demokrat, Luçianio Boçi, në intervistën e mbrëmjes në Ora News, tha se institucioni do të vijë në Komision sa herë ti kërkohet ndërsa vetë ministrja Kumbaro sipas tij duhet të japë dorëheqjen.
Duke sqaruar debatin e sotëm tek 'Media' dhe ikjen demostrative të Kumbaros, Boçi tha se nuk ka koherencë mes deklaratave të Ministres, kryeministrit dhe kreut të bashkisë edhe pse flitet për të njëjtën çështje.
Boçi shprehet kundër projektit të ri për teatrin, duke deklaruar se një godinë e tillë mund të ndërtohet kudo nëpër Tiranë por jo në territorin e teatrit ekzistues.
Intervista e plotë
Ilva Tare: Përse përfundoi në atë mënyrë mbledhja?
Luciano Boçi: Në fakt, mendoj se ishte një artificë i gjetur në një moment nga ministrja Kumbaro dhe e interpretoi sipas një paragjykimi që ajo e ndërtoi që në fillim të mbledhjes së Komisionit ku insistoi që prezenca e saj do ishte 1 orëshe, por konsistenca jonë si deputetë bëri që kjo seancë të zgjatej. Në fakt, mendoj që është artificë se ministrja iu shmang të gjitha pyetjeve që i drejtuam ne si anëtarë të Komisionit. Në një monolog të gjatë prej 40 minutash, ajo nuk iu përgjigj asnjë pyetjeje, më pas hyri kryetarja e komisionit që kërkonte sqarime për cështjen thelbësore që: A do shembet Teatri dhe pse nuk e akordoi në fakt sic është realiteti, deklaratat e vetë ministres, deklaratat e kryeministrit, deklaratat e kryetarit të bashkisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boci-kumbaro-duhet-te-dorehiqet-ministria-do-thirret-serish-ne-komision