“Si m’i mori Olesia Duka 30 mije euro per femijen e semure”

RTV KLAN 2018-05-12

Views 2

Fjorza Mullai është një tjetër e mashtruar nga Olesia Duka. Pronarja e një rrjeti klinikash dentare, që sot gjendet pas hekurave, i ka marrë 30 mijë euro, para të kursyera nga emigracioni dhe një biznes bizhuterish, që kishte vendosur t?i përdorte për të ndihmuar fëmijët me fibrozë cistike, një sëmundje gjenetike që ka prekur edhe vajzën e saj të vogël, 2 vjeç e gjysmë. Olesia i kishte thënë se mund ta ndihmonte.

"Nuk janë lekë, të cilat janë mbledhur për të na mundësuar një jetë më të mirë. Janë lekë që mblidhen për të shpëtuar jetën e saj. Dhe ne shyqyr zotit nuk jemi vetëm nga ata që mendojmë vetëm për fëmijën tonë, por edhe për fëmijët e tjerë mamatë e të cilëve nuk kanë mundësi as ekonomike dhe as fuqi shpirtërore për të përballuar sëmundjen.

Fjorza thotë se Olesia e kishte bindur duke i thënë se njihte shumë deputetë për të lobuar në miratimin e një ligji.

"Unë jam marrë me shoqata, kam punuar me autizmin, por unë shiko këtë foto me filan deputet, gjëra që vërtetohen edhe në internet. Sigurisht jo shumë e bindur, por me një dëshirë shumë të madhe që lekët do të na ndihmonin që të aprovohej ligji, të lobonte diku te një person që kraharorin nuk e ka të mbushur vetëm me kocka, por edhe me zemër dhe kupton që fëmijët tanë mund të jetojnë edhe 50 vjet dhe jo 15 vjet..."

Me disa deputetë, si Erion Braçe apo Evis Kushi, Olesia Duka kishte organizuar disa aktivitete të ndryshme bamirësie, por asnjë për qëllimin që i mori paratë Fjorzës.

Para noteres Valbona Selimi, më 19 Shtator të vitit 2017, Olesia angazhohet që t?ia kthejë me këste brenda një viti paratë, siç shihet në këtë kontratë. Por nuk i ktheu asnjëherë asgjë. U shmangej edhe takimeve, siç tregojnë edhe këto komunikime mes tyre. I kishte thënë se do t?i investonte, por tani për Fjorzën gjithçka është e qartë se për çfarë i kishte marrë paratë.

"Nuk mendoj se i investonte. Ato lekë janë ruajtur diku, përveç se i kanë mundësuar asaj një jetë shumë luksoze, me këpucë që nuk e di se as lloj me kuti kolomicina mund të bleheshin me atë. Ndoshta vetëm me kolomicinën e vajzës time që janë diku të 100 e ca euro kutia, do ta mbanin për 1 vit me ato këpucë që blinte ajo me 5 mijë euro.
Olesia Duka u denoncua nga biznesmeni Idlir Hoxha nga Durrësi, se i kishte marrë 900 mijë euro.

10 biznesmenë të tjerë e akuzojnë gjithashtu se u ka marrë shuma të ndryshme parash duke i mashtruar. I kishte investuar në klinikat dentare e në disa apartamente në Tiranë e Durrës, tani të sekuestruar. Mesditen e të enjtes, Olesia Duka kërkoi në Gjykatën e Apelit në Durrës të ndryshonte masën e sigurisë. Por kërkesa iu shty dhe ajo do të vazhdojë të qëndrojë pas hekurave.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form