Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shtetas shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap në makinë me 1 kg e 165 gramë kg kokainë të pastër.
Shqiptari, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, e kishte fshehur kokainën në brendësi të radios së automjetit të vendosur në dy pako.
Gjithashtu në automjet i janë gjetur 400 euro.
Ndalimi i tij u bë pas një kontrolli rrugor në komunën Lomazzo në provincën e Komos.
Shqiptari i arrestuar nuk rezulton rezident në Itali.
Policia italiane ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tij në territorin italian si dhe destinacionin e lëndës narkotike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/itali-fshehu-kokaine-ne-radion-e-makines-arrestohet-shqiptari