Një 27-vjeçar është vrarë me sëpatë të shtunën nga kushëriri i tij në Selenicë të Vlorës.
Lajmi bëhet i ditur nga policia, e cila ka arritur të arrestojë në kohë rekord autorin e krimit, 40-vjeçarin Dilaver Veshaj, banues në fshatin Gumenicë.
A.V., 37 vjeç u gjet i pa jetë rreth 500 m larg banesës së tij i qëlluar me sëpatë.
Policia dyshon se dy kushërinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta, dhe më pas autori Dilaver Veshaj e ka goditur disa herë në kokë me sëpatë 37-vjeçarin.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/tvklan.al