Ora News - Vrasja horror në Vlorë, vret kushëririn me sëpatë në sy të djalit 7 vjeçar

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Vlorën. Kushëriri ka qëlluar me pistoletë dhe më pas ka goditur me sopatë kushëririn duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të djalit 7 vjeçar të viktimës Arben Veshaj.

Xhaxhi i viktimës, Sotir Veshaj ka dëshmuar se 37 vjeçari ka qenë duke nxjerrë bagëtitë në mal së bashku me të birin kur është përballur me Dilaver Veshaj.

Sipas Veshajt, qentë e autorit i janë vërsulur 37-vjeçarit dhe djalit të tij, për këtë arsye Arbeni i ka qëlluar me shkop.

Më pas Dilaveri ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar kushëririn e tij dhe më pas e ka goditur me sëpatë për vdekje, në sy të 7 vjeçarit.

Pas pa me sytë e tij vrasjen e të atit, djali ka vrapuar të kthehet në shtëpi për të lajmëruar familjarët

Sotir Veshaj: "Ngjarjen e kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij që është 7 vjeç. Ai ka qenë prezent kur e ka qëlluar.

Kanë dalë për të nxjerrë bagëtitë për në mal me gjithë djalin. I janë vërsulur qentë, viktima është mbrojtur nga qentë duke i qëlluar me shkop.

Ai më pas ka nxjerrë pistoletën duke e qëlluar dhe e ka goditur 2-3 herë me sëpatë në sy të djalit. Ekspertiza ka gjetur gëzhojat.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vrasja-horror-ne-vlore-vret-kusheririn-me-sepate-ne-sy-te-djalit-7-vjecar

Share This Video


Download

  
Report form