TIRANE-Policia Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet në SHBA, Kanada, Angli, Spanjë, Bullgari, Kosovë, EUROPOL, INTERPOL, por edhe shtete të tjera kanë arritur që të godasin një bandë kriminale që ka trafikuar një mijë shqiptarë. Në kërkim u shpallën 51 persona, nga të cilët 39 u arrestuan, mes tyre 4 policë, ndërsa për 12 të tjerët po punohet për prangosjen, një pjesë e të cilëve ndodhen jashtë vendit.
Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka zbardhur emrat e 39 personave që u arrestuan, ndërsa ka dhënë detaje për operacionin. Ai u shpreh se banda ka trafikuar në SHBA mbi një minj persona përmes dokumenteve false, ndërsa paguanin nga 7 mijë paund për në Britani, deri në 25-30 mijë dollarë për në SHBA dhe Kanada.
Operacioni i drejtuar nga prokurori Eguen Beci është zhvilluar gjatë natës në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Fier, Dibër, Shkodër dhe Korçë. Mes të arrestuarve janë edhe katër punonjës policie në doganën e Qafë Thanës.