Report TV - Moti i keq/ Erërat e forta shkaktojnë një viktimë në Vlorë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Moti i keq dhe stuhia kanë shkaktuar anomali dhe probleme të ndryshme sot në disa qytete të vendit.
Në Vlorë dhe në Durrës, deti deri në 8 ballë e ka bërë të pamundur lundrimin detare, për peshkarexhat, anijet dhe tragetet.

Gjithashtu, në qytetin e Vlorës, stuhia i ka marrë jetën një 67-vjeçari, i cili është goditur nga një vetratë e thyer.

Jo më pak problematike paraqitet situata në rrethin e Shkodrës, ku përmbytjet kanë izoluar 25 familje në dy fshatra.

Situata në Portin e Durrësit

Era e cila fryn me një shpejtësi shpejtësi prej 25 m/s nga jugu në qytetin e Durrësit, ka bërë që forca e dallgëve të shtojë deri në tetë ballë në det të hapur.

Anijet e të gjitha llojeve janë të bllokuara, ndërsa tragetet u ankoruan që herët në mëngjes.

Rteth orës 17.00 pritet një traget që transporton kontejnerë, që mbetet për t?u parë nëse do të arrijë të ankorohet në kalatat e portit.

Parashikohet që moti të nisë të qetësohet rreth orës 22.00.

Share This Video


Download

  
Report form