Historia e studentes/ E diplomuar në Holandë dhe Angli, ministria e Arsimit nuk i njeh anglishten

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Juna Musa është një studente shqiptare e cila ka studiuar për mjekësi jashtë Shqipërisë në Holandë dhe Angli. Ajo është rikthyer për të bërë specializimin në vendin e saj, por ministria e Arsimit nuk I njeh anglishten.

E ftuar në emisionin e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare studentja ka rrëfyer të gjitha vështirësitë që ka hasur në Fakultet dhe ministri.

Juna Musa: Dje ishte data e fundit për tu regjistruar për specializimin e mjekësisë dhe nuk ma dhanë të drejtën për të konkurruar sepse gjithë dokumentat i kisha në rregull dhe nuk më njifnin anglishten që kam bërë në Holandë dhe Angli. Kjo është absurde!

Unë u riktheva në vendin tim për të dhënë kontributin meqënëse unë përfitova nga një bursë ekselence të fituar nga BE si kuotë e shtetit shqiptar ndërmjetësuar nga Fakulteti i Mjekësisë.

Po cfarë kërkon ajo nga ministria e Arsimit?

Juna Musa: Unë kërkoj që Ministria e Arsimit, së bashku me dekanin dhe rektorin kur të bëjnë rregulloren ta bëjnë të plotë dhe jo një rregullore të thatë dhe të kenë sa më shumë komunikim me studentët. Ata gjoja po ushtrojnë një politikë që mos ti largojnë mjekët por në rastin tim nuk ndodhi ashtu dhe në rastin e shumë studentëve të tjerë që mbase nuk kanë guxim që të shprehin problematikat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/historia-e-studentes-e-diplomuar-ne-holande-dhe-angli-ministria-e-arsimit-nuk-i-njeh-anglishten

Share This Video


Download

  
Report form