Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti i ekonomisë Enea Janko tha në emisionin e lajmeve në Ora News se PPP janë një faktor për rritjen e korrupsionit. Përballë gazetares Ilva Tare ai the se FMN ka të drejtë që propozimet e pakërkuara të ndalohen.
Duke folur për informalitetin dhe korrupsionin, Janko u shprehe se këto fenomene po luftohen me fushata, por kjo sipas tij nuk është efektive.
Pjesë nga biseda në studio
Ilva Tare: A janë të rrezikshme PPP?
Enea Janko: Përderisa nga eksperienca e deritanishme rezulton që këto janë një faktor për rritje e korrupsionit unë mendoj që FMN ka të drejtë që këto propozimet e pakërkuara të ndalohen. Jo të gjitha PPP, se aty ku ka nevojë nuk ka kuptim që të ndalohen. Por të gjitha këto propozimet e pakërkuara mbajn pak erë korrupsion.
Ilva Tare: Po në fund analizën nëse janë të mira apo jo do ta bëjë po kjo qeveri, e cila mund të jetë subjektive?
Enea Janko: Sigurisht që qeveria e ka në dorë. Nëse qeveria nuk ka vullnet pozitiv?por nëse rritet edhe presioni shoqëror I specialistëve edhe këto kanë ndikimin e vetë.
Ilva Tare: Cfarë ka ndodhur me luftën kundë korrupsionit, edhe ai korrupsioni I vogël, ka mbetur në nivelet që ka qenë më parë është ulur? Si është tendenca?
Enea Janko: Përsa kohë informaliteti luftohet me fushata, nuk ka efekte të qëndureshme kjo lloj praktike në luftën kundër korrupsionit. Në momentin që Parlamenti miraton një ligj dhe bëhet represive ndaj biznesit në një farë mënyrë në kulturën shqiptare ti i ngre torbin atij inspektorit për ti bërë presion biznesit për të paguar. Në aparencë ka një vullnet pozitiv për ta luftuar informalitetin dhe korrupsionin por në praktikë mendoj që nivelet janë të larta.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/eksperti-i-ekonomike-ppp-te-faktor-rritjen-e-korrupsionit