http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas tentativës së grabitjes në Fier Hetuesit dyshojnë se agresorët kishin marrë informacion se në shtëpinë e familjes Muçi kishte shuma të mëdha parash.
Pas marrjes në pyetje të familjarëve ata thanë se njërin prej fëmijëve e kanë në emigrim dhe prej kohësh ai i ndihmon me të ardhura. Pikërisht për këtë dyshohet se edhe shënjestër e grabitësve ka qenë kati i tretë dhe banesa e Minella Muccit.
Por tentativa e katër grabitësve përfundoi në mënyrë tragjike me një të vdekur dhe një të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit duke u gdhirë e premtja, në një pallat në lagjen 29 nëntori.
Katër grabitësit të maskuar dhe të armatosur tentuan të hynin me forcë në apartamentin në katin e tretë.
Sapo kanë dëgjuar zhurma burrë e grua kanë lajmëruar menjëherë policinë. Në këto kushte grabitësit reaguan duke hapur zjarr ndaj uniformave blu.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri nga autorët mbeti i plagosur dhe një tjetër gjeti vdekjen. Viktimë mbeti Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri në Elbasan, ndërsa i plagosur Arben Muça, 35 vjeç nga Puka që ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë dy autorët e tjerë njëri prej të cilëve vëllai i Arbenit Ardi Muça, përfituan nga errësira dhe i shpëtuan ndjekjes.