Report TV - Strategjia kombëtare e energjisë, Rama: Qytetarët, aksionerë në OSHEE

Report TV 2018-05-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta ndaj Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë (KESH), duke e cilësuar atë simbol kërcënimi për ekonominë deri pak kohë më parë.

Rama theksoi se tashmë është bërë një transformim i rëndësishëm, duke filluar nga aspekti më thelbësor, vendosja e ligjshmërisë në sektorin e energjisë dhe transformimi i kompanisë nga një aset i rrezikshëm për ekonominë, në një aset që sot rivlerësohet ditë pas dite. Sipas tij, u trashëgua një situata ku humbjet i afroheshin 50%, ndërsa sot ato janë përgjysmuar dhe brenda vitit parashikohet që të shkojnë në 10%.

?Kompania e Shpërndarjes së Energjisë, simbol kërcënimi për ekonominë. Kalonte një fazë dramatike në çdo aspekt. Ajo që bëmë ne ishte një transformim i rëndësishëm duke filluar nga aspekti më thelbësor, vendosja e ligjshmërisë në sektorin e energjisë dhe transformimi i kompanisë nga një aset i rrezikshëm për ekonominë, në një aset që sot rivlerësohet ditë pas dite. Për të mbajtur në këmbë sistemin e shpërndarjes dhe për të furnizuar me energji vendin, Buxheti i Shtetit financonte 150 milionë euro në vit si kompensim i humbjeve. Trashëguam një situatë ku humbjet i afroheshin 50%, ndërsa sot janë përgjysmuar dhe strategjia parashikon që ato të shkojnë në 10%.

Share This Video


Download

  
Report form