http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar edhe USAID i bën apel qeverisë që të bëjë kujdes me koncesionet. Në kuadër të dhënies së koncesioneve me propozim të pakërkuar, shefja e USAID në Tiranë ka deklaruar se askush nuk duhet të marrë trajtim preferencial.Ky qëndrim i USAID u bë publik gjatë prezantimit të strategjisë së energjisë, sektor ky, ku koncesionet dominojnë.Në dokumentin zyrtar të prezantuar këtë të hënë, kryeministri Edi Rama tha se falë reformës së zbatuar treguesit e sektorit janë përmirësuar ndjeshëm, ndërsa në të ardhmen edhe qytetarët do të mund të bëhen aksionar të kompanisë.Sipas strategjisë, parashikohet që humbjet teknike të kompanisë nga 26.4% që janë aktualisht, të arrijnë në nivelin e pranueshëm prej 10%. Ky reduktim do të vijë edhe si pasojë e investimeve që do të kryhen në rrjet.