Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme deklaratën e pazakontë administratorit të njësisë administrative Ana e Malit, Arben Ceni, i cili teksa u pyet për përmbytjet tha se Shkodra mund të marrë edhe autonominë.
Myftaraj: Një zyrtar i rëndësishëm i bashkisë së Shkodrës, administrator i një zone të gjerë i intervistuar nga mediat këto ditë për përmbytjet ka thënë disa gjëra të çuditshme për shpalljen e autonomisë së qarkut të Shkodrës sipas shembullit të Katalonjës në Spanjë. Duket që ky zotëri vështirë se i ka nga mendja e vetë këto fjalë por problemi është se krahasimi i Shkodrës me Katalonjën çalon për një arsye shumë të thjeshtë. Katalonja është një krahinë e Spanjës, e ndryshme nga spanjishtja, praktikisht më e afërt me frengjishten se me spanjishten.Katalonja nuk ka kontribuar në themelimin e kombit spanjoll.
Ndërsa Shkodra me rrethinat e saj, qarku i Shkodrës më tepër mund të krahasohet me Kastiljen, bërthama ku u krijuar kombi spanjoll. Krahina më e rëndësishme për shtetformimin, kulturën spanjolle.Krahasimi i Shkodrës me Kastiljen nuk është i tepërt pasi duhet ditur që Shkodra është kryeqyteti i shtetit ilir me kështjellën e saj të famshme, ndër emrat më të përhapur shqiptarë janë emrat e mbretërve ilirë që e kishin qendrën në Shkodër si, Agroni, Genti, Teuta, Skerdilajdi etj.
Ka pasur edhe shtete të tjera ilire si enkelejtë rreth liqenit të Ohrit, taulantët në Shqipërinë e Mesme.Por shteti ilir me qendër në Shkodër i ardianëve arriti shtrirjen më të gjerë në gjithë hapësirën shqiptare dhe nëse nuk do të kishte ndërhyrë Roma që u tremb nga fuqizimi i një shteti të tillë në bregun tjetër të Adriatikut ky shtet me siguri do ti kishte bashkuar trojet e sotme shqiptare po e po por edhe Dardaninë e më gjerë. Që nga Tivari dhe deri në Butrint ka arritur të shtrihet ky shtet. Shtrirja e këtij shteti ilir do të vazhdonte por u ndërpre nga ndërhyrja e Romës. Shkodra ka peshë të madhe në historinë e Shqipërisë dhe ende nuk i është dhënë haku tamam rëndësisë që ka Shkodra në formimin e kombit shqiptar, kulturë dhe shtetformim. Në shekullin e VII pas erës sonë, perandori bizantin Herakliu duke dashur të fillonte të bënte luftën me persianët bëri paqe me sllavët që ishin dyndur në Ballkan.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-shkodra-eshte-kastilja-shqiptare-jo-katalonja