27 marsi është vendosur si Dita Botërore e Teatrit në vitin 1961 nga Instituti Ndërkombëtar Teatror i UNESCOS. Por a e ka humbur teatri sot forcën e dikurshme? Aktori i njohur Mirush Kabashi në një intervistë për Report Tv tregon rëndësinë e këtij institucioni artistik si dhe trishtimin që ndjen për mungesën e vëmendjes ndaj kësaj date nga ana e institucioneve shqiptare. Kabashi e vlerëson teatrin si një katarsis të pazëvëndësueshëm. Ai kujton një shprehje të aktorit të ndjerë Kadri Roshit për efektin që ka teatri për gjithkënd.