Ora News - Kushtetuesja në kolaps, Sadushi ekskluzive për Ora News: Vettingu të nisë nga KED

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Paralizimin e Gjykatës Kushtetuese në kushtet kur mungojnë gjyqtarët e pranon në një intervistë të posaçme për Ora News edhe ish-anëtari i kësaj gjykate konstitucionalisti Sokol Sadushi, aktualisht drejtor i shkollës së Magjistraturës.
Sokol Sadushi: Është krijuar një ngërç për shkak të mungesës së katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese sepse sipas ligjit gjykata duhet të funksionojë të paktën për të filluar seancat me 6 gjyqtarë dhe vendimarrjet i merr me 5. Aktualisht ajo ka 5 gjyqtarë, kështu që ka ngërç.

Çelësin e zgjidhjes së ngërçit sipas Sadushit e mban Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, por më parë duhet që anëtarët e KED të kalojnë vettingun.
Sokol Sadushi: Nëse do ti referohemi Kushtetutës, duhet patjetër që Këshilli i Emerimeve në Drejtësi, organi i shortuar në fillim të vitit, duhet patjetër që të kalojë vettingun me qëllim që ky organ të ketë mundësi të bëjë vlerësimin e kritereve dhe rankimin e kandidatëve që janë të mundshëm për të qenë nesër anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Përsa kohë që ky organ ende nuk ka kaluar vettingun ky ngërç duket se do të vazhdojë. Si rregull duhet të nisë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Ky është formulimi kushtetues. Pas KED, duke iu referuar ligjit për vettingun është Gjykata Kushtetuese organi i parë, është Gjykata e Lartë dhe Prokurori i Përgjithshëm.

Ky qëndrim i konstitucionalistit Sadushi është i ndryshëm nga ai i politikanëve të maxhorancës dhe opozitës, të cilët kanë sugjeruar si zgjidhje të shpejtë emërimin e gjyqtarëve të Kushtetueses dhe më pas të kalojnë filtrin e vettingut.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kushtetuesja-ne-kolaps-sadushi-ora-news-vettingu-te-nise-nga-ked

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS