Ora News - Masakra me bregdetin, verifikimi nis nga Vlora, ish-kreu ALUIZNI-t Durrës nën akuzë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 7

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi është zyrtarisht nën akuzë për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, dy ditë pasi Ora News raportoi se prokuroria e qytetit bregdetar kishte nisur një hetim të gjerë për abuzime dhe tjetërsim pronash.

Për këto akuza, Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje për Gjuzin, dhe vartësit e tij Skerdi Bello e Elvis Pengili dhe arkitekten Nevjana Isufi.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, kanë bashkëpunuar për përvetësimin e disa objekteve kryesisht në qytetin bregdetar.

Krahas këtij procesi, Ora News ka mësuar se një tjetër punonjës i ALUZNI-t është lënë në masë sigurie 'arrest shtëpie' dhe një punonjës i Hipotekës është shpallur në kërkim për një tjetër dosje abuzimesh me pronat.

Hetimet janë intensive, ndaj edhe prokuroria tregohet e rezervuar në detaje, për dosjet që siç është paralajmëruar më parë mund të finalizohen me arrestime në masë.

Dosja e nxehtë, pritet të hapet edhe në Vlorë, ku këtë të mërkurë zbarkoi task-forca e posaçme që nisi verifikimin e pronave në bregdet.

Grupi, në përbërje të të cilit ra në sy drejtori i përgjithshëm i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Elion Selmanaj, shkuan në Prefekturën e Vlorës, Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe në zyrën e Avokaturës së Shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nis-procedim-penal-ish-drejtorin-e-aluizni-t-durres-flamur-gjuzi

Share This Video


Download

  
Report form