Ora News - Klosi: Për herë të parë kemi hartën e vendeve të depozitimit të mbetjeve

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Strategjia kombëtare që parashikon menaxhimin e integruar të mbetjeve tashmë do të gjejë zbatim dhe në praktikë.

Plani i veprimit do të trajtojë prodhimin e qeseve plastike të patretshme dhe unifikimin e kosto-tarifës së menaxhimit të mbetjeve urbane.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi se tashmë janë gati të dy projejktvendimet dhe do të kalojnë në Këshillin e Ministrave për të marrë miratimin final.

Për Klosin, kjo strategji bën diferencën pikërisht nga nismat konktere që ky dikaster ka nisur ti inicojë.

Klosi: Së bashku me prefektët jemi përpjekur që të paktën në të gjithë Shqipërinë të kemi për herë të parë një hartë reale, se ku ndodhen venddepozitimet e mbetjeve urbane. Në 300 vende depozitimi të mëdha dhe të vogla të evidentuara në vendin tonë, shumë pak prej tyre kanë standarte mjedisore për të qënë landfillde dhe vende grumbullimi të vërteta të mbetjeve urbane.

Në lidhje me ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri, Klosi flet për një projektvendim të arritur me kompromis mesa palëve i cili pret miratim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klosi-here-te-pare-kemi-harten-e-vendeve-te-depozitimit-te-mbetjeve

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS