Protetsa në Rrrugën e Kombit, Xhafaj: Sulm barbar ndaj policisë, do të ketë reagim të ashpër

Report TV 2018-05-12

Views 0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ishte i ashpër në deklaratën për mediat pas protestës së dhunshme paraditen e sotme në Rrugën e Kombit në Kukës. Xhafaj deklaroi se janë lënduar 13 efektivë të FNSH, ndërsa të gjithë ata që ushtruan dhunë ndaj policisë dhe dogjën do të përgjigjen para ligjit. Ai u shpreh se një përgjigje të ashpër do të ketë edhe për provokatorët, ndërsa shtoi se në protestë kishte persona me precedent kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore. Ministri i bëri thirrje kryebashkiakut të Kukësit që të distancohet nga ngjarjet e sotme.

?Policia krijoi kushtet dhe mori masat për tubimin. Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua në sulm ndaj policisë nga grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje gjendeshin edhe elementë me të shkuar kriminale dhe me rrezikshmëri kriminale. Qytetarët e ndershëm të Kukësit u distancuan nga ata që ndezën zjarrin dhe dhunuan policët. Asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj policisë, janë lënduar 12 punonjës të FNSH, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe ndodhet në spital. Vlerësoj profesionalizimin e policisë në situatën e ndodhur duke shmangur realizimin e skenarëve kriminal, ku ishin të interesuar provokatorë.

Share This Video


Download

  
Report form