Lezhë, Xhafaj: Të inkriminuarit s’mund të jenë pjesë e Policisë së Shtetit, 'luftë' skifterëve

Report TV 2018-05-15

Views 0

Ministri Fatmir Xhafaj, lajmëroi nga Lezha nisjen e operacionit ?Anti-skifter?, për të goditur vjedhjet dhe grabitjet nga shqiptarët jashtë vendit.

Xhafaj tha se operacioni do të ndërmerret me Gjermaninë dhe disa vende të tjera.

Ministri tha se këto fenomene nuk i bëjnë nder zonës së Laçit, teksa pati një paralajmërim për të gjithë ata të rinj dhe të reja që janë përfshirë në këto aktivitete kriminale: ?Ndëshkimi do të jetë i dyanshëm?.

Gjithashtu ministri sqaroi se shumë shpejt do të fillojë një tjetër operacion sikur e cilëson si anti-skifter, që ka në shënjestër shqiptarët që kanë grabitur dhe vjedhur në vendet e BE. Sipas ministrit, këta persona, një pjesë nga Lezha dhe Laçi kanë dëmtuar imazhin e vendit.

Dua të them që ka edhe disa fenomene që nuk i bëjnë nder vetë kësaj zone, por as imazhit të vendit. Kemi të rinj nga Laçi dhe Lezha që janë përfshirë në veprimtari kriminale jashtë vendit. Ky është një fenomen i shëmtuar, cenon rëndë imazhin e vendit, jetën, punën e qindra shqiptarëve që jetojnë me punë dhe djersë. Ne kemi nisur me Gjermaninë dhe vende të tjera operacionin ?anti-skifter?. Bashkë me policitë e vendeve të tjera do të japim edhe një faqe publike për sendet e vjedhura. Ndëshkimi do të jetë edhe për ata atje, por edhe këtu.

Fatmir Xhafaj

Xhafaj paralajmëroi se lufta kundër grabitqarëve të pronave në bregdet vijon, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë.

Do të thellojmë hetimin për pronat në bregdet, jo vetëm në Lezhë, por edhe në Durrës dhe në Vlorë. Gjithashtu të gjitha akset rrugore do të monitorohen me kamera.

Fatmir Xhafaj

Share This Video


Download

  
Report form