Pas protestave të djeshme, ku disa qindra protestues dogjën dhe shkatërruan pikat e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, forca të shumta policie kanë patrulluar gjatë natës në Kukës. Nga ana e kryeministrit Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, u paralajmërua se do të arrestohesh organizatorët dhe dhunuesit e policisë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e policisë nëse ka të arrestuar për protestën, por burime konfidenciale kanë konfirmuar për Report TV se janë kryer kontrolle të befasishme gjatë natës dhe janë shoqëruar disa persona.
Kamera e Report Tv ka shkuar dhe mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit të Rrugës së Kombit në Kalimash, ku duken makinat e RENEA, që kanë rrethuar zonën dhe vijojnë aksionin edhe sot.