Ura e Drinit të Zi që lidh Rrugën e Kombit në Kukës është bllokuar mëngjesin e sotëm, për shkak të transportimit drejt Kosovës të materialeve të prodhimit të energjisë.
Materialet janë transportuar me rreth 10 trajlera me gjatësi 30 metra secili, të cilët kanë çuar në bllokimin e rrugës. Për pasojë, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh në këtë segment rrugor.
Nga ana e saj, kompania koncesionare e Rrugës së Kombit ka marrë masa të shpejta për lehtësimin e trafikut, duke zbërthyer anësoret e urës.