Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një valixhe e braktisur në afërsi të Pallatit të Kongreseve vuri në alarm pasditen e sotme policinë e kryeqytetit.
Valixhja me ngjyrë të zezë ishte lënë në një lulishte para Qendrës së Informimit të BE-së dhe dyshimet fillestare ishin se mund të kishte eksploziv.
Policia vendosi menjëherë perimetrin e sigurisë, duke bllokuar qarkullimin në zonën përreth. U kryen kontrolle me qenë anti-eksploziv.
Por pas ekspertizës së valixhes nga forcat e xhenios rezultoi se nuk kishte asnjë rrezik.
"Ne lidhje me valixhen e ndodhur në afërsi të pallatit të Kongreseve pas veprimeve të ekspertëve ka rezultuar se nuk ka probleme" tha policia e Tiranës.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alarm-bombe-nje-valixhe-e-braktisur-ne-afersi-te-pallatit-te-kongreseve