Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, dhe atë të ?Nismës?, Fatmir Limaj. Rama është takuar me zyrtarët kosovarë në një lokal në Tiranë, vetëm një ditë pasi kryeministri shqiptar priti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Temë diskutimi mes Ramës e Kurtit ka qenë dhe taksa 5 euro në Rrugën e Kombit. Kurti ka deklaruar se kjo taksë është shumë e lartë, pasi sipas tij, kosovarët janë të varfër.
?Taksa 5 euro për Rrugën e Kombit është shumë e lartë. Kosovarët janë të varfër. Të vetmin det kanë këtë të Shqipërisë. Ja kam thënë edhe kryeministrit këtë gjë?, ka thënë Albin Kurti.