“Kosova te mos strehoje tradhtaret” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ndërsa marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë u tensionuan pas arrestimit dhe dëbimit të 6 shtetasve turq të kërkuar nga Ankaraja, Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavu?o?lu, ka zbutur tonet.
Ai ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve të Kosovës, duke thënë se shteti turk nuk po përzihet në punët e kosovarëve, por vetëm po kërkon dëbimin e gylenistëve.

Reagimi i Çavu?o?lu vjen pas akuzave të kryeministrit Ramush Haradinaj se Presidenti i Turqisë po përzihet në punët e Kosovës. Më herët Erdogan e ka kërcënuar kryeministrin kosovar se do të jepte llogari pasi vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të agjencisë së inteligjencës dhe ministrit të punëve të brendshme.

Share This Video


Download

  
Report form