Festa e Pashkës, politikanët urojnë besimtarët ortodoksë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Klasa politike shqiptare ka uruar festën e Pashkëve. Pas vizitës në Katedralen ?Ringjallja e Krishtit?, Presidenti i Republikës Meta, dha mesazhin e qartë për të gjithë qytetarët, që me forcë të përballojnë sfidat.?Uroj të gjithëve mbarësi, mirësi, më shumë dashuri midis shqiptarëve! Jam besimplotë se duke e shpërndarë këtë mesazh, se nuk ka gjë më të rëndësishme sesa dashuria për jetën dhe njerëzit, jam i sigurt se të gjithë do të marrin forcën e duhur për të përballuar sfidat edhe në mënyrë më të bashkuar?.Kryetari demokrat Basha uroi Pashkët duke shpresuar në ringjalljen e shpresës dhe besimit për të ardhme më të mirë.Një lajm të mirë për besimtarët ortodoksë ka dhënë kryebashkiaku i Tiranës, i cili tha se ka nisur projektimi për rindërtimin nga e para e Kishës së Shën Prokopit, tek Kodrat e Liqenit.Në emër të qeverisë, urimin me rastin e festës së Pashkëve e ke përcjellë ministrja e arsimit Nikolla.Ndërkohë, kryeministri Rama Pashkët i ka uruar përmes një postimi në Facebook. Për të përcjellë mesazhin e festës, shefi i ekzekutivit ka publikuar një fotografi nga kremtimet në katedralen e Korçës.

Share This Video


Download

  
Report form