Ora News - Sarkazma nga Shkodra, mallkimi i Fishtës vjen në ditën e vdekjes së diktatorit Hoxha

Ora News Lajme 2018-05-14

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kritikat e Fishtës drejtuar pushtetarëve janë gjetur nga aktorët si aktuale dhe si për të shprehur zemërimin ata kanë vendosur të risjellin në skenë ?Gomarin e babatasit? . Të bindur se politika ka shkatërruar çdo gjë dhe ka marrë në dorë frenat edhe për artin dhe kulturën, artistët kanë vendosur të ngjiten në skenën e teatrit "Migjeni" pikërisht në 11 prill që është edhe data e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha 34 vite më parë.

Kritika fishtjane me ashpërsinë e saj nuk fali askënd në një prej kryeveprave të tij që është ?Gomari i Babatasit?. Akuzat mbi deputetët, Ministrat, dhe gjithëfarë zyrtarësh përfshirë dhe mallkimin, ironinë dhe sarkazmën e vitit 1923, duket se artistët e Shkodrës e kanë zgjedhur si një formë për t'ia përplasur në fytyrë klasës politike aktuale.

Dhe për ta bërë këta ata kanë gjetur një datë, 11 prillin që është edhe data e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha duke e parë si burim të të gjitha të këqijave si dhe atyre që kalojmë sot.

Rita Gjeka: Sivjet është festë dhe më e madhe se i bihet tamam asaj që duhet me i ra.

?Gomari i Babatasit?do të ngjitet për herë të parë në teatrin "Migjeni "me regji të Altin Bashës, ju cili thotë se e gjen sot më aktuale se kurrë.
Altin Basha: Atë që nuk arrijmë dot ta përmbysim se mesa duket politika i ka shtrirë kthetrat fort në themelet e kësaj shoqërie, së paku të qeshim dhe të tallemi me të.

Por a duan aktorët të japin nje mesazh edhe për situatën që po kalojnë për shkak të një vendimi për prishjen e Teatrit Kombëtar?

Altin Basha: Personazhi kryesor i veprës është kryeministri i Shqipërisë .

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sarkazma-nga-shkodra-mallkimi-i-fishtes-vjen-ne-diten-e-vdekjes-se-diktatorit-hoxha

Share This Video


Download

  
Report form